Kosova mbyll kualifikimet e para të saj në evropian

Volejboll

Kosova mbyll kualifikimet e para të saj në evropian

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:17
Kosova mbyll kualifikimet e para të saj në evropian

Në debutimin e saj në kualifikimet për CEV EuroVolley, Kosova e ka fituar setin e parë në histori të kualifikimeve.

Kosova u mposhtë nga Mali i Zi, 3:1 duke regjistruar paraqitjen më të mirë në kualifikime.

Edhepse në dy raste (ndaj Malit të Zi dhe Sllovakisë) na mungoi fati për të marrë sete, “Dardanet” ia arritën këtij qëllimi në ndeshjen e dytë përballë fqinjeve nga Mali i Zi.

Malazezet e fituan setin e parë 25-19, para se në të dytin Kosova t’i jepte leksione, suke e kufizuar vetëm në 14 pikë, për ta fituar setin e parë dhe historik.

Seti i tretë dhe i katërt prape u fituan nga malazezet, që e regjistruan fitoren e dytë në këto kualifikime.

14 pikë të Bleona Kadriut (2 ase), 14 pikë të Dhuratë Sylejmanit, 12 pikë të Adelajda Prengës (63% pranim), 11 pikë të Valmira Ramadanit, e 10 të Venera Kadriut (67% pranim), i dhanë Kosovës atë që e kishte cak në këto kualifikime.

FVK uron trajnerin Lorik Ilazi ndihmësit Ylli Kadriu e Amarilda Prenga, fizioterapeutin e Kombëtares Ervin Meqikukiqi, menaxherin e Kombëtares Agron Istogu për suksesin e arritur.

Faleminderit vajzave për kontributin dhe që asnjëherë nuk u dorëzuan.

Kosova po rritet dhe rritja është evidente nga rezultatet e arritura në sete, krahasuar me kualifikimet e botërorit më 2015.

Volejbolli dëshmoi që me përvojë më të madhe në këto gara, dita-ditës mund të presim rezultate edhe më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat