Ilazi: Pa e fituar të parin s’mund ta synojmë të dytin

Volejboll

Ilazi: Pa e fituar të parin s’mund ta synojmë të dytin

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:39
Ilazi: Pa e fituar të parin s’mund ta synojmë të dytin

Përparim i kombëtares së Kosovës dhe sinjale pozitive të zhvillimit.

Ky është vlerësimi që përzgjedhësi Lorik Ilazi së bashku me anëtarët tjerë të kombëtares së vajzave, e kanë dhënë pas përfundimit të kampanjës së kualifkimeve për Kampionat Evropian.

Ilazi ka thënë se fitorja e një seti është sinjal pozitiv, e pas kësaj synohet edhe hyrja në ritmin e fitores së ndeshjeve.

“Ne kemi punuar me përkushtim dhe e kemi ditur se na duhet punë për të ardhur deri te seti i parë i fituar, sepse pa e fituar të parin s’mund ta synojmë të dytin, dhe pa e fituar të dytin s’mund ta fitojmë ndeshjen” - ka thënë Ilazi.

Mendimin pozitiv me përzgjedhësin, e ka ndarë edhe drejtori i Kombëtares Agron Istogu.

“Kombëtarja ka patur paraqitje shumë më të mirë sesa në vitin 2018, kur i patëm kualifikimet e fundit. Vërehet përparim e për këtë duhet përgëzuar shtabin teknik, vajzat dhe FVK-në për kushtet që ia ka ofruar Kombëtares”, shtoi Istogu.

Për kapitenen Adelajda Prenga si dhe dy pikëshënueset më të mira, Dhuratë Sylejmani e Bleona Kadriu, kjo ka qenë përvojë e jashtëzakonshme, nga e cila kosova kthehet me imazh tjetër, duke fituar edhe respektin e të tjerëve.

Drejtuesit e Kombëtares, bënë thirrje që të ketë grumbullime më të shpeshta e madje edhe ndeshje miqësore me kombëtare të forta, të cilat janë ndihmesë e madhe në procesin e zhvillimit.

Kjo ishte hera e parë që Kosova mori pjesë në kualifikimet për kampionat Evropian dhe nga grupi jonë, arritën të kualifikohen Sllovakia e Finlanda.

Kosova e fitoi një set, për herë të parë në histori të kualifikimeve, derisa ishte afër që të paktën edhe dy seta tjerë ti fitonte ndaj Malit të Zi në Podgoricë dhe Sllovakisë në Nitra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat