Operohet lojtarja e Skenderajt

Volejboll

Operohet lojtarja e Skenderajt

Nga: K.G. Më: 22 maj 2021 Në ora: 22:54
Operohet lojtarja e Skenderajt

Volejbollistja e mirënjohur shqiptare, Malvina Tuci, anëtare e Skenderajt, është operuar në gjurin e majtë të këmbës.

Sipas drejtuesve të klubit, operimi ka shkuar shumë mirë.

“Operimi u bë më shumë sukses.

Lojtarja jonë Malvina Tuci sot bëri operimin në gjurin e majtë më shumë sukses.

Operimi u bë nga Dr. Qerim Kida në spitalin Royal Medical në Prishtinë.

KV Skenderaj i uron shërim të shpejtë dhe rikthim edhe me të fuqishëm në parket”, shkruan në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat