Loresa firmos me kampionet e Kosovës! Ilazi: Kjo është zgjedhja më e mirë

Volejboll

Loresa firmos me kampionet e Kosovës! Ilazi: Kjo është zgjedhja më e mirë

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 17:06
Loresa firmos me kampionet e Kosovës! Ilazi: Kjo është zgjedhja më e mirë

Edhe në volejboll si në çdo sport tjetër, kanë filluar të hulumtojnë tregun dhe disa skuadra po përforcohen, siç është kampionja Drita nga Gjilani, pastaj Fer Volley nga Ferizaj etj. 

Drita përforcohet me reprezentuesen e Kosovës, Loresa Avdyli.

Përveç Loresës,  Drita u përforcua edhe me lojtaren e shquar turke Ipek Vural.

Image

“KV Drita fillon me ardhjet e reja që të kompletojë sa më mirë ekipin për stinorin e ardhshëm.

Vazhdojmë me prezantimin e ardhjes së parë të këtij afati kalimtar.

Ekipit tonë i bashkangjitet anëtarja e Kombëtares së Kosovës, Loresa Avdyli.

Në zyret e noterit Loresa sot nënshkruan kontratë 1-vjeçare për Dritën tonë.

Loresa vjen të Drita me të vetmin qëllim që të mbroje titullin e kampionit dhe të fitojë çdo trofe për Dritën tonë.

Loresa luan në pozitën e korrektores dhe është një nga talentet më të mëdha që ka Kosova”, njofton KV Drita.

Kryetrajneri Lorik Ilazi thotë se Loresa është mundësia më e mirë dhe zgjedhja më e mirë që klubi të arrijë qëllimet të cilat i ka...

“Unë mendoj se Loresa shpejt do të bëhet një nga lojtaret kryesore në Kosovë”, tha Ilazi. Karriera e Loresës: Hapat e parë të volejbollit i fillojë në moshën e re të ekipi i KV Ferizaj nga Ferizaj duke qenë një ndër shtyllat kryesore të ekipit Ferizaj. 

Loresa vazhdoj karrierën në Prishtinë të KV M-Technologie duke arritur të fitojë Kupën e Kosovës për vitin 2021 dhe duke luajtur në finalen e madhe të Play-Off-ot 2020/21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat