Fer Volley po e dridh elitën e Kosovës, bën edhe një goditje të fuqishme me Blinera Jahën!

Volejboll

Fer Volley po e dridh elitën e Kosovës, bën edhe një goditje të fuqishme me Blinera Jahën!

Nga: K.G. Më: 2 qershor 2021 Në ora: 20:47
Blinera jaha firmos em Fer Volley-n

Anëtari i ri i elitës së volejbollit të Kosovës, Fer Volley nga Ferizaj, me kryetrajner Edon Ibrahimi, vazhdojnë të përforcohen me volejbolliste cilësore. 

Pas rikthimit të reprezentueseve Valmira Ramadani e Dhuratë Sylejmani, të cilat ishin pjesë e kampiones Drita nga Gjilani, sot bën edhe një goditje tjetër të fuqishme. 

Përforcohen me volejbollisten Blinera Jaha nga Drita e Gjilanit. Jaha është prej volejbollisteve më të mira në Kosovë.

Image

“Blinera Jaha i bashkohet familjes së Fer Volley-T! 

Pas takimit të mbajtur në mes të kryesisë dhe Blinerës kemi arritur marrëveshje njëvjeçare. 

Blinera vjen në Fer Volley në rolin e organizatores së lojës. 

Blinera tash e sa vite pjesë e Kombëtares së Kosovës ku përfaqësoj vendin tonë në gara ndërkombëtare: Silver League, si dhe Euro Volley dhe pa harruar edhe kombëtaret e grupmoshave , gjithashtu në garat për klube mori pjesë në Champions League, Cev League, Ballkan League ku ne këtë të fundit zuri vendit e 3 të. 

Blinera është lojtare e re në moshë por në bagazhin e saj ka hiq më pak se 5 tituj Kampioni të Kosovës  si dhe fituese e shumëfishtë e Kupës së Kosovës dhe trofeve të tjerë vendorë. 

Blinera gjithashtu 5 vite pjesë e formacionit të vitit të publikuar nga FVK dhe shihet si e padiskutueshme në rolin e sajë si në Kombëtare po ashtu edhe të KV Drita ku tash e 10 vite ishte pjesë e pa ndashme e kësaj skuadre.

Image

Kënaqësi të kemi në skuadër një lojtare kaq me përvojë”, njofton KV Fer Volley, që me këto përforcime po shkakton frikë të rivalet.

Pas marrëveshjes së arritur edhe Blinera u shpreh e lumtur:  “Jam shumë e lumtur që këtë vit jam pjesë e Fer Volleyt, synimet e përbashkëta e bënë edhe më të lehtë këtë marrëveshje. 

Premtoj se do të angazhohem maksimalisht për të ndihmuar ekipin drejt objektivave të caktuara. Na priftë e mbara”. 
Jaha nuk e harron edhe klubin me të cilën ka fituar shumë tituj, Dritën. “Madhështore! Nuk linda volejbolliste, atë e mësova në familjen e KV Drita.

Pasi fillova si një vajzë e vogël që në moshën 12 - vjeçare ku nuk e dija se çka është volejbolli.

Unë u rrita e bashkë me mua u rrit edhe loja e volejbollit. U bëra një lojtare ku fitova shumë trofe duke i dhuruar qytetit të  zemrës shumë tituj.
Vendimi për t’u larguar nga ekipi i Dritës të cilin e kisha familje të dytë nuk ishte i lehtë, emocionet që mora janë të papërshkrueshme.
Por erdhi koha të ndryshoj diçka për veten dhe për përditshmërinë time.

Falënderuese gjithmonë ndaj trajnerit tim Lorik Ilazi, vajzave të klubit pa e dalluar asnjë, presidentit Jakup Shabani dhe një falënderim të veçantë për tifozët ‘Intelektualët’ pa të cilët gjithçka do të ishte e zbrazët. Ju dua pafundësisht! Ju dua bardhë e kaltër! E juaja gjithmonë Blinera Jaha 6!”, falënderon Jaha Dritën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat