Triumfuan Yllka Jashari/Agnesa Koxha te vajzat, dhe Ermal Maliqi/Erion Bajrami te djemtë 

Volejboll

Triumfuan Yllka Jashari/Agnesa Koxha te vajzat, dhe Ermal Maliqi/Erion Bajrami te djemtë 

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:40
Yllka Jashari/Agnesa Koxha

40 ekipe (16 te djemtë e 24 te vajzat) si dhe 76 ndeshje për dy ditë (5-6 qershor 2021), kanë qenë rekorde të vëna në Kampionatin e Kosovës në beach volley për grupmoshat U20.

Edhe pse në ditën e parë, moti i mirë e favorizoi organizimin e garës, reshjet e shiut kanë sjellë ndërprerje të shpeshta të garës, duke bërë që ato të shtyhen deri në orët e vona.

Pas zhvillimit të 75 ndeshjeve nga 76 të planifikuara, mbeti vetëm ajo për vendin e tretë te vajzat, e cila u vendos të zhvillohej në një ditë tjetër, duke i dhënë prioritet finaleve në të dyja konkurrencat.

Në fund u veçua Yllka Jashari/Agnesa Koxha te vajzat, dhe Ermal Maliqi/Erion Bajrami te djemtë.

Klasifikimi i përgjithshëm ishte ky:

1 Yllka Jashari & Agnesa Koxha
2. Julinda Idriza & Laura Zeneli
Trofetë te vajzat i dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, ndërsa medaljet pronari i #VLERAsport z. Faton Paçarada.

Djemtë 
1. Ermal Maliqi & Erion Bajrami
2. Endrit Nrecaj & Rilind Gashi
3. Arbrik Zeka & Ergon Tara

Trofetë te djemtë i ndau sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi, ndërsa medaljet u ndanë nga anëtarët e Komisionit të Beach Volley, Faton Mustafa e Vildane Jashari.

Rezultatet • Femrat
Gjysëmfinalja 1-re
Jashari/Koxha - Gashani/Neziri 2-1 (17:15, 16:18, 15:9)
Gjysemfinalja 2-te
Bislimi/Ibrahimi - Zeneli/Idrizi 0-2 (12:15, 7:15)
Finalja
Jashari/Koxha - Zeneli/Idrizi 2-0 (21:15, 21:17)

Rezultatet • Meshkujt
Gjysëmfinalja 1-re
Maliqi/Bajrami- Milazimi/Murseli 2-0 (15:10, 15:12)
Gjysemfinalja 2-te
Nrecaj/Gashi - Zeka/Tara 2-0 (15:11, 16:14)
Finalja
Maliqi/Bajrami - Nrecaj/Gashi 2-0 (21:6, 21:11)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat