Rikthehet ‘Duqi’ të kampioni i Kosovës

Volejboll

Rikthehet ‘Duqi’ të kampioni i Kosovës

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:08
Rikthehet ‘Duqi’ të kampioni i Kosovës

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani, Lorik Ilazi, nuk po qëndron duarkryq por po përforcon ekipin në çdo repart, me synime të qarta: Të janë sa më të fortë për garat evropiane dhe po ashtu të mbrojnë titullin e kampionit të Kosovës. Volejbollistja Venera Kadriu rikthehet të kampionet.  

“Venera B. Kadriu nënshkroj për Dritë duke premtuar që gjithmonë kur të shfaqet mundësia do të ndihmoje Dritën e vet drejt qëllimeve që ka këtë vit.

Venera të cilën e gjitha familja Drita e njeh me nofkën “Duqi” tani e disa vite gjendet në SHBA pikërisht në Universitetin “Northwood” ku po studion më shumë suksese dhe po vazhdon të luajë volejboll për të njëjtin Universitet, duke e përfaqësuar këtë universitet denjësisht në garat e Kolegjeve ne Amerikë.

Image

Venera edhe këtë vit do të vazhdojë studimet në SHBA por ajo premtoj se gjithmonë kur të gjendet mundësia kohore dhe nevoja do të jetë pranë ekipit të zemrës siç e quan “Dritën”, me dëshirën me të madhe do të ndihmojë Dritën tonë e më së shumti edhe në pjesët kur nevojitet të jetë prezente, siç duhet të jetë në garat ndërkombëtare, në garat e ndryshme për Kupa si dhe në pjesën e Play-Off-it.

Venera që tani sa ka mbushur 21 vjet por njihet mirë në opinionin e volejbollit tonë dhe me gjerë duke qenë vazhdimisht anëtare e përfaqësueses së Kosovës në të gjitha garat ku Kosova mori pjesë, si dhe pjesë e Dritës më të cilin klub arriti majat duke fituar 3 tituj Kampion si dhe shume Kupa, e Duqi gjithmonë duke qenë titullare dhe at në pozita të ndryshme.

Në vitin 2016 kur Drita filloj epokën e kampionit pas shumë viteve Duqi luante në pozitën qendër.

Në vitin 2017 kur Drita arriti të mbrojë titullin kampion, ajo kohë Venerën e gjeti në pozitën e korrektores dhe viti 2018 kur Drita vazhdojë titujt radhazi Duqi luante në pozitën 4 që njihet “Pranuese Shërbimi” duke shkëlqyer së bashku me grupin e vajzave kampione, ku atëkohë të gjitha vajzat që ishin lojtare titullare ishin nga qyteti jone dhe Dritase të vërteta.

Sot erdhi koha që Venera të kthehet prapë në familjen tonë”, njofton KV Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat