Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet të dielën

Volejboll

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet të dielën

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 12:21
Kampionati I Kosovës U-16 femrat

Në Pejë dhe në Gjilan janë zhvilluar garat çerekfinale të grupmoshës U16 në konkurrencën e femrave. 

Garat u zhvilluan në dy grupe ku tetë ekipet fituese nga grupet u takuan në mes veti në çerekfinale. 

Në Pejë, në Q.S.R. Suti Sport pjesëmarrëse ishin skuadrat: Suti Sport, Malisheva, Gjinoci dhe Prishtina Elite. Pas shumë ndeshjeve interesante në play off u kualifikuan Suti Sport dhe Gjinoci. 

Në Gjilan ekipet pjesëmarrëse ishin skuadra e Dritës, Ulpiana, Feniks dhe AS Vushtrria. Edhe në Gjilan u zhvilluan ndeshje mjaft rivalizuese dhe atraktive. Pas rezultateve të arritura në play off u kualifikuan Feniks dhe Ulpiana. 

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalet  e play - off-it U16 në të dyja konkurrencat do të zhvillohen të dielën në Pejë, në Q.S.R. Suti Sport, ku edhe do te kemi Kampionët në këtë grupmoshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat