Federata e Volejbollit e Kosovës, t’i mbrojë lojtaret dhe klubet!

Volejboll

Federata e Volejbollit e Kosovës, t’i mbrojë lojtaret dhe klubet!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:04
Federata e Volejbollit e Kosovës, t’i mbrojë lojtaret dhe klubet!

Në vitet e fundit në Kosovë ndodhin disa lëvizje interesante nëpër klubet të Kosovës në volejboll, sidomos në afatin kalimtar!

Brenga më e madhe është se a mbrohen klubet? 

Pse duhet të mbrohen klubet?

Ka klube që prodhojnë lojtare të talentuara dhe i ikë lojtari apo lojtarja pa ndonjë dëmshpërblim të merituar!

Pse duhet Federata e Volejbollit e Kosovës, t’i mbrojë volejbollistet e reja dhe volejbollistët të rinj, që mos të bien në gracka por edhe klubet që prodhojnë, të paktën të përfitojnë nga largimi i ndonjë talente apo talentit në klubin tjetër.

Puna e trajnerit apo e trajneres nëpër klube, mos të shkojë huq, dikush puno e dikush merr të gatshëm pa bërë asgjë dhe pa paguar dëmshpërblim. Kjo nuk ështël mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat