Krerët e FVK-së takohen me dekanin e FEFS-ës

Volejboll

Krerët e FVK-së takohen me dekanin e FEFS-ës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 20:47
Krerët e FVK-së takohen me dekanin e FEFS-ës

Kryetari Bahri Gjinovci dhe sekretari Valon Nikqi, sot në zyret e FVK kanë pritur në takim pune dekanin e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve-FEFS, Musa Selimi dhe sekretarin Gani Ibrahimi. 

Selimi dhe Ibrahimi uruan kryetarin Gjinovci për zgjedhje në krye të FVK. 

Në takim u diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të volejbollit. 

Dekani Selimi dhe sekretari Ibrahimi shprehën gatishmërinë që të përkrahin FVK, duke ofruar në dispozicion infrastrukturen e FEFS dhe kapacitet tjera të nevojshme me qëllim që të ngritjes dhe zhvillimit të volejbollit. 

Gjinovci dhe Nikqi falenderuan dekanin dhe sekretarin për mbështetjen deri tani në ofrimin e shfrytëzimit të palestres sportive, fushave të beach volley dhe hapësirave tjera, duke uruar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë në të ardhmen. 
Në takim u diskutua edhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat