Fjolla - lojtarja më e mirë largohet nga kampionja e Kosovës

Volejboll

Fjolla - lojtarja më e mirë largohet nga kampionja e Kosovës

Nga: K.G. Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:39
Fjolla - lojtarja më e mirë largohet nga kampionja e Kosovës

Fjolla Hyseni, prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, largohet nga kampionja Drita nga Gjilani. 

Burimet për gazetën kombëtare “Bota sot”, bëjnë të ditur se Fjolla do të vazhdojë në Turqi në studimet pasdiplomike-master këtë javë. 

Lojtarja kyqe e KV Dritës është kontributdhënëse e 5 titujve të kampionit në volejbolli (lojtare kyqe-standarde) dhe mbi 17 kupave tjera (lojtare standarde në 17 kupat e fituara).

Image

E shpallur për tri vitet e fundit (2018, 2019, 2020) si libero më e mirë në Kosovë.

Vitin e kaluar, në anketën e realizuar nga gazeta kombëtare “Bota sot”, me trajnerë dhe ish volejbollistet e mirënjohura, Fjolla u shpallë libero më e mirë në periudhën 20-vjeçare (1999-2019).

Ajo largohet nga sporti i Gjilanit për studime pasdiplomike dhe vazhdon ne Turqi.

Ende nuk ka informacione se ne Turqi a do të vazhdojë si volejbolliste. Por një gjë dihet, Drita është dobësuar shumë pa Fjollën, e cila qenë edhe truri i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat