Elisa shtegton në Berlin

Volejboll

Elisa shtegton në Berlin

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 14:27
Elisa shtegton në Berlin

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, konfirmon se volejbollistja e talentuar Elisa Thaqi, do të vazhdojë karrierën në Gjermani.

“Pas katër vjet të kaluara në shkollën e volejbollit Prishtina Volley-M. Elisa shtegton në Berlin të Gjermanisë. 

Elisa Thaqi (14 vjeçe), tash e tutje do të vazhdojë shkollimin në Berlin të Gjermanisë.

Duke qenë për katër vjet vijuese e përkushtuar e stërvitjeve në Shkollën e Volejbollit Prishtina Volley-M, ajo tashme është shndërruar në një figurë të rëndësishme të sportit të volejbollit, madje në një rol të veçantë – atë të pasueses, përkatësisht të organizueses së lojës…

Stafi i trajnerëve dje u përshëndet me Elisën, e cila javën që vjen do të shtegtojë në Berlin, për t’i vijuar mësimet, por edhe të vazhdoje të luajë volejboll. 

Në ndarje pati shumë emocione…”, njofton Kajtazi.

“Kemi vënë kontakte me disa skuadra në Berlin dhe po shpresojmë se Elisa do të dëshmojë se kemi të bëjmë me një talente që po vjen”, ka thënë nëna e Elisës, Michaela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat