Kosova nuk arrin të kualifikohet në evropianin e beach volley 2021!

Volejboll

Kosova nuk arrin të kualifikohet në evropianin e beach volley 2021!

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:19
Kosova nuk arrin të kualifikohet në evropianin e beach volley 2021!

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U20, nuk ka arritur të kualifikohet në Kampionatin Evropian që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Dyshja Maliqi / Bajrami u mposhtën nga dyshja greke Restemis / Chandrinos me rezultat 2:0 në sete (21:13, 21:10). 

Për dyshen tonë kjo ishte paraqitja e parë në garë ndërkombëtare dhe mungesa e eksperiencës në arenën ndërkombëtare bëri që ata të eliminohen në fazën kualifikuese. 

Djelmoshat u munduan por hasën në rival të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat