Gjinovci siguroj stafin e trajnerëve dhe lojtarët se do të kenë mbështetjen maksimale

Volejboll

Gjinovci siguroj stafin e trajnerëve dhe lojtarët se do të kenë mbështetjen maksimale

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:06
Gjinovci siguroj stafin e trajnerëve dhe lojtarët se do të kenë mbështetjen maksimale

Në palestren e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, sot është mbajtur grumbullimi i parë seleksionues i kombëtares së meshkujve U20. Mbi 20 volejbollist ishin pjesë e këtij seleksionimi, ku në ditën e parë kryesisht janë kryer testet antropometrike dhe motorike për diagnostifikimin e gjendjes fizike te tyre.

Në grumbullimin e parë prezent ishin edhe kryetari i FVK Bahri Gjinovci dhe sekretari Valon Nikqi.

Gjinovci siguroj stafin e trajnerëve dhe lojtarët se do të kenë mbështetjen maksimale për përgatitje sa më të mirë për Kampionatin Ballkanik U20 që do të organizohet në Prishtinë nga 20-24 Korrik 2021.

Sot do të mbahet seanca e dytë stervitore ku selektori Faton Mustafa dhe trajnerët Blendi Haxhikadrija dhe Adriatik Kajtazi do të bëjnë përzgjedhjen e 14 lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat