Këta janë kampionët e Kosovës në beach volley

Volejboll

Këta janë kampionët e Kosovës në beach volley

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:10
Këta janë kampionët e Kosovës në beach volley

Ka përfunduar edhe Kampionati i Kosovës në beach volley për seniorë. 

Shkelqim Ismajli e Alfred Pllana në konkurrencën e meshkujve janë shpallur Kampion të Kosovës për vitin 2021. 

Ismajli/Pllana në finale u takuan me dyshen Faton Mustafa/ Armend Berisha të cilët i mposhten 2:0 në sete, 21:12, 21:19. Vendin e tretë e fituan Fatlum Hajrizi dhe Fatbardh Ajvazi. 

Në konkurrencën e femrave dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani arritën të triumfojnë në finale ndaj dyshes Adelajda Prenga/Xhudjena Kruti me rezultat 2:0, 21:15,21:9. Në vend të tretë u plasua dyshja Sherife Behrami/ Florentina Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat