Shqipëria renditet e pesta në Ballkaniadën U-20

Volejboll

Shqipëria renditet e pesta në Ballkaniadën U-20

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 11:45
Shqipëria renditet e pesta në Ballkaniadën U-20

Në Prishtinë (Kosovë) u zhvillua Kampionati Ballkanik U-20 në volejboll për meshkuj, turne ku morën pjesë 6 shtete. Mes tyre edhe Shqipëria e drejtuar nga trajneri Arben Sako, që në 5 ndeshje të zhvilluara arriti 2 fitore dhe 3 humbje.

Shqipëria e nisi jo mirë turneun ballkanik, duke humbur tri sfidat e para, ato ndaj Bullgarisë, Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Më pas erdhën dy fitore radhazi, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi.

Fituese e këtij turneu u shpall Bullgaria, që i fitoi të gjitha takimet. Shqipëria synonte zonën e medaljeve, por nuk ia doli dot mbanë, duke u renditur në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Maqedoninë e Veriut, por me setavarazh më të dobët.

Gjithsesi, kjo konsiderohet një paraqitje e mirë e kombëtares kuqezi, që iu afrua fitores edhe me Turqinë, që doli e dyta. Volejbollisti shqiptar Emanuel Driza u shpall qendra më e mirë e turneut.

Ballkaniada U-20, djem

Shqipëri – Bullgari, 0-3 (13-25, 13-25, 20-25)

Shqipëri – Turqi, 2-3 (24-26, 19-25, 25-16, 25-21, 10-15)

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 0-3 (22-25, 16-25, 21-25)

Shqipëri – Kosovë, 3-1 (26-24, 22-25, 25-16, 25-17)

Shqipëri – Mali i Zi, 3-2 (18-25, 25-20, 25-15, 22-25, 15-12)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat