FVK me disa vendime të rëndësishme

Volejboll

FVK me disa vendime të rëndësishme

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:19
FVK me disa vendime të rëndësishme

Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, në mbledhjen e saj mori disa vendime të rëndësishme. 

 “Aprovoj Raportin e pjesëmarrjes në kualifikimet e Kampionatit Evropian - EuroVolley 2021 – femrat.

Aprovoj Raportin e Garave Kombëtare të Beach Volley 2021; aprovoj Raportin e Pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të Beach Volley U20 – meshkujt; aprovoj Raportin e Organizimit dhe Pjesëmarrjes në Kampionatin Ballkanik U20 Meshkujt.

Zgjedhi Komisionin e Garave në përbërje: Ardian Ibraj, Kryetar i Komisionit; Ganimete Gërbovci, anëtare dhe Lulzim Gërguri, anëtar.

Zgjedhi Komisionin për Kalime dhe Regjistrim në përbërje: Kastrioti Duraku, kryetar; Pakize Kosova, anëtare, Naim Lakna, anëtar.

Vendosi për limitet e grupmoshave për sezonin sportiv 2021/2022 si në vijim: U18 2005 e më të rinj; U16 2007 e më të rinj dhe U14 2009 e më të rinj. Në të ndryshme kryetari Gjinovci potencoj se janë duke u bërë përgaditjet për inicimin e ndërtimit të Qendrës Nacionale të Volejbollit dhe Beach Volley, ndërsa shumë shpejt do të bëhen publike edhe hapat e mëtutjeshëm”, njofton FVK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat