Italia mposhtet nga Kina

Volejboll

Italia mposhtet nga Kina

Nga: K. G. Më: 31 korrik 2021 Në ora: 17:48
Italia mposhtet nga Kina

Volejbollistet e Kinës mposhtën sot Italinë, me rezultat 3:0 (25:21, 25:20, 26:24), në xhiron e katërt të Grupit B në kuadër të Lojërave Olimpike.

Kina u drejtua drejt fitores nga Jingjing Li me 15 dhe Changning Zhang me 12 pikë.

Paola Egonu me 18 dhe Elena Pietrini me 14 pikë ishin më të mirat tek italianet.

Italia është e para në grup me tri fitore dhe një humbje, ndërsa Kina regjistron një fitore dhe tre humbje.

Në raundin tjetër, Kina do të luajë me Argjentinën, ndërsa Italia do të takohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat