Argjentina triumfon ndaj Italisë

Volejboll

Argjentina triumfon ndaj Italisë

Nga: K.G. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 13:16
Argjentina triumfon ndaj Italisë

Ekipi kombëtar i Argjentinës është gjysmëfinalist i turneut të volejbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike, pasi e mundën Italinë, me rezultat 3:2 (21:25, 25:23, 25:22, 14:25 dhe 15:12).

Italianët e hapën mirë ndeshjen, duke fituar setin e parë 25:21. 

Sidoqoftë, pati një rënie të madhe në lojën e "azurëve", e cila u përdor nga Argjentina, duke arritur të fitonte dy setet e radhës dhe të kalonte në epërsi me 2:1. 

Italia fitoi setin e katërt bindës 25:14 dhe e çoi ndeshjen në taj-brek. Argjentina fitoi në taj-brek me rezultat 15:12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat