Valmira Ramadani: Fer Volley edicionin e nis si një ekip pretendent për tituj 

Volejboll

Valmira Ramadani: Fer Volley edicionin e nis si një ekip pretendent për tituj 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:44
Valmira Ramadani: Fer Volley edicionin e nis si një ekip pretendent për tituj 

Me kërshëri pritet edicioni i ri i Superligës së Kosovës në volejboll (femrat), ku pritet të jetë luftë e ashpër për titull mes disa skuadrave.

Fer Volley nga Ferizaj, debuton në elitë, e cila me disa përforcime cilësore, vlerësohet prej ekipeve kryesore në luftë për titullin e kampionit.

Fer Volley është prej ekipeve më të organizuara, me një trajner të vyeshëm siç është Edon Ibrahimi dhe me lojtare cilësore e disa të talentuara, padyshim se po shndërrohet një ekip e frikshme për çdo rivale.

Image

Valmira Ramadani, e para majtas

Volejbollistja prej më të mirave në vendin tonë, reprezentuesja e Kosovës, Valmira Ramadani, e cila nga kampionja Drita e Gjilanit, iu bashkua Fer Vollej, është optmiste se do të luftojnë për titull.   

Sa jeni të përgatitur me Fer Volley për edicionin e ri dhe me cilat synime i futeni kampionatit?

“Fer Volley edicionin e nis si një ekip pretendent për tituj. 

Pritet të jetë një nga ekipet që synojnë shumë duke pas parasysh se është një nga ekipet që ka investuar shumë duke u përforcuar me lojtare cilësore nga Kosova si pasuesja e kombëtares Blinera Jaha duke pas grupin e njëjtë të vajzave ku secila është më e motivuar se tjetra për këtë edicion dhe duke shtuar në fund përforcimet nga Kuba, mendoj se këtë vit do të jemi një ekip super i kompletuar. 

Të na shkoj një sezon pa lëndime e me shëndet të mirë, besoj që volejbolli ne Kosovë këtë vit do të ketë rivalitet dhe do të shijojmë çdo ndeshje që të gjithë sportdashësit”, tha Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat