Prishtina F në telashe, kërkojnë t’ia rrëmbejnë lojtaret pa dëmshpërblim!

Volejboll

Prishtina F në telashe, kërkojnë t’ia rrëmbejnë lojtaret pa dëmshpërblim!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 gusht 2021 Në ora: 13:14
Prishtina F në telashe, kërkojnë t’ia rrëmbejnë lojtaret pa dëmshpërblim!

Telashe edhe në sportin skofiar në konkurrencën e femrave. Klubi i volejbollit Prishtina F po përballet me një “furtunë të pandershme” të disa skuadrave, siç thonë ata, duke tentuar t’ia rrëmbejnë disa nga volejbollistet pa asnjë dëmshpërblim!

Prishtina F është në presion të madh por nuk do të lejojë që lojtaret t’i largohen pa dëmshpërblim apo për llogari të dikujt tjetër.
Burimet tona mësojnë, se Prishtina F kërkon që federata t’i mbrojë klubet dhe jo të dëmtohen nga ata që tentojnë t’i rrëmbejnë lojtaret pas asnjë centi.

Nga ana tjetër, raportohet se ka klube që dëshirojnë edhe fuzionimin me Prishtina F por këta të fundit në asnjë formë nuk pranojnë. 

Drejtori sportiv i KV Prishtina F, Mehdi Mehmeti, e kontaktuam por ai nuk prononcohen as për situatën që duan t’i rrëmbejnë lojtaret pa dëmshpërblim as kush do me u fuzionuar me klubin e tij.

Prishtina F në telashe dhe në presion të madh nga të tjerët!

Krejt në fund, Prishtina do të përgatitet për edicionin e ri, por sipas burimeve, kërkon që federata të jetë më konkrete në mbrojtjen e lojtareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat