Superliga e Kosovës fillon me 2 tetor

Volejboll

Superliga e Kosovës fillon me 2 tetor

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 22:48
Superliga e Kosovës fillon me 2 tetor

Federata e Volejbollit e Kosovës ka bërë dije se në fillim të tetorit fillojnë garat në elitën e volejbollit të Kosovës (femra e meshkuj).

“Në mbledhje ndër të tjera Bordi mori këto vendime: Superliga M&F fillon me 2/3 tetor; Liga e Parë M&F fillon me 9/10 tetor.  

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave Drita - M Technolgie të zhvillohet 13/14 tetor. Ekipet mund të aplikojnë për organizim të Supërkupës. 

Kupa e FVK-së M&F të zhvillohet me 4/5 dhjetor.

Të gjithë lojtarët dhe stafi para fillimit të sezonit të ri 2021/2022, duhet të kenë të paktën njërën dozë të vaksinës apo para secilës ndeshje të prezantojnë testin negativ të Covid-19.

Garat e grup-moshave U16 dhe U14 të rishikohen nga Komisioni i Garave. Të rishikohet sistemi i garave për vitin 2022/2023.

Ekipet të dërgojnë propozimet e tyre deri me 10 shtator. Para fillimit të sezonit të ri të mbahet Kuvendi i FVK që të vendos për sistemin e garave”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat