Volejbollisti më i mirë në Kosovë, Bardhyl Hajdaraj, largohet nga Ferizaj dhe rikthehet në folenë e vjetër.
Lajmi bëhet i ditur nga kampioni Peja, duke vlerësuar Hajdarajn si përforcim të madh.
“Bardhyl Hajdaraj rikthehet në folenë e vjetër!
Volejbollisti më i mirë në Kosovë, vjen në klubin më të mirë në vend.
Hajdaraj ka një karrierë të bujshme në klubet e Kosovës duke fituar çdo trofe të mundshëm dhe është një vlerë e shtuar e klubit tonë”, njofton KV Peja.