Dhurata prezantohet në Hungari

Volejboll

Dhurata prezantohet në Hungari

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 23:43
Dhurata prezantohet në Hungari

Dhurata Sylejmani, prej volejbollisteve më të mira në Kosovë, prezantohet në klubin hungarez, DVTK Röpalba.

“Njëra ndër lojtaret kryesore të kombëtares A, të Kosovës, Dhurata Sylejmani, karrierën e saj do ta vazhdoj në Hungari, në klubin DVTK Röpalba i cili bënë gara në Superligën e Hungarisë. 

Dhurata nga Drita kalon në Fer Volley, por menjëherë fimosi me kluibn hungarez.

Pas paraqitjeve të mira që kishte me kombëtare në kualifikimet për EuroVolley 2021, Dhurata kishte edhe oferta të tjera nga klube të ndryshme, mirëpo u përcaktua për ekipin e lartpërmendur. 

Ekipi kryesisht përbëhet nga lojtare të reja, ndërsa në radhët e tyre kanë angazhuar edhe katër përforcime në mesin e tyre edhe Dhuratën. 

Dhurata Sylejmani karrierën e filloj në Kastriot të Ferizajt ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Dritës nga Gjilani, ku pati paraqitje mjaft të mira dhe arriti të fitoj titullin e kampionit”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat