Kush janë ligjëruesit e seminarit?

Volejboll

Kush janë ligjëruesit e seminarit?

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 15:22
Istrefaj e Ibraj

Është mbyllur me sukses dita e parë e seminarit për gjyqtarë të rinj. Ligjëruesit në ditën e parë kryesisht u fokusuan në detyrat e gjyqtarëve gjatë ndeshjes dhe përgjegjësitë e tyre. 

Po kush janë ligjëruesit e seminarit?

Agim Lumi për shumë vite me radhë ka qenë lojtar në KV Theranda, duke arritur të fitoj shumë tituj Kampioni e Kupa të Kosovës. Po ashtu reprezentues. Pas karrierës si lojtar, ka vazhduar si gjyqtar i volejbollit, detyrë të cilën e kryen me mjaft sukses. Disa herë me radhë është shpallur gjyqtar i vitit nga FVK.

Agimi është model i gjyqtarit te respektuar nga i gjithë komuniteti i volejbollit kosovar, dijen dhe përvojën e tij me sukses është duke e bartur tek gjeneratë e reja.

Lulezim Gërguri, fillimisht e filloj karrieren si volejbollist, duke u afruar tek sporti në vitet më të vështira për sportin kosovar për shkak të rrethanave tashme të njohura, por nuk u dorezua asnjehere duke u zhvilluar si volejbollist duke i mbrojtur ngjyrat e kryeqytetit me shume sukses.
Luli qysh njihet tek komuniteti i volejbollit shume shpejt u licensua per gjyqtar te volejbollit. Personaliteti i tij i beri koleget e tij qe ta ngarkojnë me përgjegjësinë e udhëheqësit te tyre, duke ushtruar detyren e kryetarit te shoqatës se gjyqtareve, pastaj detyrën e komesarit te garave për vite me radhe.

Pasi është edhe vëzhgues ndërkombëtar i licencuar, ketë rol e ka ushtruar edhe ne arenën kombëtare.

Aktualisht anëtar i komisionit te garave.

Ardian Ibraj ka filluar karrierën si lojtar për klubet nga Peja dhe që nga viti 2001 është gjyqtar i licencuar i volejbollit. Gjatë kësaj karriere 20 vjeçare disa herë është shpallur “Gjyqtar i Vitit” dhe ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshje ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.
Istref Elezaj, volejbollist i cili zhvilloj karrierën ne disa klube kosovare, nga qytete te ndryshme, fillimisht ne Peje, Ferizaj dhe ne Prishtine.
U licencua për gjyqtar kombëtare para dhjete viteve, për një kohe te shkurt ne saje te përkushtimit dhe performances arriti te gjykoj shume ndeshje derbi te kampionatit e fazës finale, po ashtu gjykimet ndërkombëtare ne garat ballkanike, i siguruan shpërblime pese herë ne mbrëmjet e laureatëve nga FVK.

Aktualisht kryetar i Shoqatës se Gjyqtareve, ne mandatin e kaluar ishte anëtar i kryesisë, kështu edhe pse ne moshe te re është motivues dhe përkrahës për gjeneratat e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat