Skenderaj lufton për trofe! Kadriu: Rivaliteti do të jetë mes 4 skuadrave

Volejboll

Skenderaj lufton për trofe! Kadriu: Rivaliteti do të jetë mes 4 skuadrave

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2021 Në ora: 14:44
Skenderaj lufton për trofe! Kadriu: Rivaliteti do të jetë mes 4 skuadrave

Skenderaj është prej ekipeve më të organizuara dhe që lufton si gjithmonë për të gjitha trofetë në Kosovë.

Vashat e Skenderajt po përgatiten në çdo aspekt për edicionin e ri.

Kryetrajneri i këtij klubi, Yll Kadriu, tha se po punojnë dy herë në ditë për të arritur formën më të mirë para fillimit të kampionatit.

Image

Pamje nga stërvitja

Ai përmend edhe me emra se cilat nga ekipet do të janë në play-off në luftë për titullin e kampionit.

Atmosfera është shumë e mirë brenda kolektivit, të gjithë punojnë për një dhe një për të gjithë.  

“Bota sot”: Sa është e gatshme Skenderaj për edicionin e ri? 

Yll Kadriu: KV Skenderaj ka filluar stërvitjet tash e dy javë dhe përgatitjet deri me tani kanë shkuar shumë mirë. 
Jemi duke punuar çdo ditë nga dy herë në ditë, për të arritur formën më të mirë fizike e teknike.

Entuziazmi i lojtareve është maksimal për këtë edicion, dhe kjo me jep shumë besim si trajner për një kampionat të suksesshëm. 

Image

Duke marr parasysh që në klub jemi stabilizuar edhe nga ana organizative e financiare falë rikthimit të presidentit të ( Arjeta Groupshpk ) z. Afrim Durmishi, kjo na jep shumë siguri për një të tashmë të suksesshme dhe një të ardhme të ndritur.

“Bota sot”: A jeni në çdo pozitë të kompletuar dhe çka i duhet më shumë?

Yll Kadriu: Ne si klub jemi të kompletuar mjaftueshëm, edhe pse në skuadrën tonë kemi vetëm një përforcim nga jashtë, por falë punës tonë shumëvjeçare të gjithë barrën për suksese do ta kenë lojtaret tona vendore, të cilat kanë shumë cilësi dhe din si të sjellin trofe në qytetin tonë. 
 

Ajo çka ne na u duhet më së shumti është vetëm të jemi të fokusuar  në punë dhe të kemi fat duke qenë të kompletuar e pa lëndime.

“Bota sot”: Cilat ekipe janë rivale për titull?

Yll Kadriu: Rivaliteti do të jetë mes 4 skuadrave dhe them të drejtën do të jetë kampionat interesant sepse këto ekipe përafërsisht do të kenë cilësi të përafërt dhe krejt do të varet nga forma momentale e lojtareve. 

Ekipet që unë i shoh në play - off do të jenë Skenderaj, Drita, Fer Volley dhe M. Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat