Tirana dhe Vllaznia në finale

Volejboll

Tirana dhe Vllaznia në finale

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:00
Tirana dhe Vllaznia në finale

Tirana dhe Vllaznia janë dy ekipet finaliste të Kupës së Federatës në volejboll për meshkuj.

Në mjediset e sallës sportive në Farkë, u luajtën sot në mbrëmje dy sfidat gjysmëfinale.

Tirana fitoi 3-0 ndaj Partizanit në derbi, ndeshje në përgjithësi e dominuar nga volejbollistët bardheblu. Skuadra e “kuqe” ishte vazhdimisht në ndjekje të Tiranës, që pati një epërsi të lehtë dhe i fitoi setet me shifrat 25-18, 25-23, 25-19.

Më e bukur gjysmëfinalja e dytë, me Vllazninë që fitoi 3-2 ndaj Erzenit, një ndeshje që zgjati më shumë se 2 orë.

Shkodranët fituan dy setet e para (25-19, 25-20), por shijakasit nuk dorëzohen dhe rikuperojnë, duke fituar 25-23, 25-13 dy setet e tjera. Në setin final, Vllaznia fitoi 15-12 dhe siguroi finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat