Kaltrina e rritur në frymën gjermane, i bashkohet Fushë Kosovës

Volejboll

Kaltrina e rritur në frymën gjermane, i bashkohet Fushë Kosovës

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:02
Kaltrina e rritur në frymën gjermane, i bashkohet Fushë Kosovës

Volejbollistja Kaltrina Sopjani, e rritur në frymën gjermane, i bashkohet Fushë Kosovës, e cila garon në Superligën e Kosovës.

Kaltrina ka pasaportë gjermane dhe sipas ekipit të Fushë Kosovës, është përforcim i madh. 

Fushë Kosova ka ambicie të mëdha për edicionin e ri, të jetë në katërshen e madhe.   

“Në prag të fillimit të kampionatit, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit se kemi arritur bashkëpunim me Kaltrina Sopjanin, me pasaportë gjermane.

Kaltrina, volejbollin e ka filluar të mësoj në moshën 9 - vjeçare në shtetin e Gjermanisë, ku edhe e ka ushtruar profesionin e volejbollistes deri me tani. Pas kompletimit te dokumentacionit, tashmë edhe zyrtarisht do të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave për këtë kampionat, pasi është edhe në rolin e organizatores së lojës.

Përvoja e saj do t’i shërbej shumë ekipit, njeherit ky është edhe trasnferi i parë ndërkombëtar në histori të klubit, me çka argumentohet që klubi është në rrugën e duhur për ngritje të vazhdueshme të nivelit në të gjitha aspektet”, njofton KV Fushë Kosova. 

Kaltrina është shprehur shumë e lumtur me grupin e vajzave, shumë e kënaqur me nivelin se ku e ka gjetur klubin, kështu së bashku me të gjithë bashkëlojtaret ka premtuar maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat