Sot kampionati kombëtar ngre siparin!

Volejboll

Sot kampionati kombëtar ngre siparin!

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:23
Sot kampionati kombëtar ngre siparin!

Volejbolli i meshkujve do të nisë sot kampionatin 2021- 2022, i cili është edhe aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar.

Sporti i rrjetës rikthehet kështu pas 2 vitesh me një sezon normal, pas anulimit në mes të edicionit 2019-2020 dhe pas zhvillimit në një kohë rekord tejet të kufizuar të edicionit të vjetshëm.

Por, le të hedhim një vështrim se si vijnë skuadrat në këtë sezon dhe se cilët pritet të jenë favoritët, të paktën në letër.

Këtë edicion, siç dihet, kampionati do të vijë në formatin e Superligës, ndërsa java e parë do të startojë pasditen e sotme me dy takime, të cilat do të nisin në orën 18:00. Vllaznia do të debutojë në fushën e saj ndaj Elbasanit, ndërsa në Farkë do të luhet derbi i vogël i kryeqytetit ndërmjet vendësve të Farkës dhe Studentit.

Sfidat do të vijojnë nesër, teksa në orën 15:00 Erzeni pret Skënderbeun, ndërsa në orën 16:00 Partizani luan në transfertë ndaj Teutës. Për shkak të numrit tek të skuadrave, këtë javë do të jetë Tirana ajo që do të qëndrojë pushim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat