Edicioni i ri me kryendeshje, Peja - Prishtina Volley

Volejboll

Edicioni i ri me kryendeshje, Peja - Prishtina Volley

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2021 Në ora: 20:42
Edicioni i ri me kryendeshje, Peja – Prishtina Volley

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në volejboll (meshkujt), fillon me kryendeshjen mes kampionit Peja dhe Prishtina Volley. 

Përballje që pritet me kërshëri nga dashamirët e këtij sporti, pejanët e kanë përparësinë e terrenit, ndërsa Prishtina Volley shpreson se me lojë të mirë, të organizuar e me zemër mund të ia dalin.

Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley, është para sfidës së madhe ndaj Pejës së Qazim Kelmendit.

“Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen ndeshjet e javës së parë të Superligës në të dy konkurencat. 
Adhuruesit e volejbollit do të kenë mundësi të ndjekin ndeshje mjaft interesante.

Pas shumë sfidave me pandeminë, me të cilat u përballën të gjitha klubet duke mos lënë anash edhe federatën, volejbolli do të jetë i pranishëm përsëri nëpër palestrat tona. 

Federata e Volejbollit e Kosovës ju deshiron suksese dhe fillim të mbarë të gjitha ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin 2021/2022”, njofton FVK.

Femrat - e diel
Ferizaj - Skenderaj 13.00
Prishtina - Feronikeli 14.00
Malisheva - Fushë Kosova 19.00
Kastrioti - M Technologie 19.00
Drita - Fer Volley në mesjavë

Meshkujt 
E shtunë

Peja - Prishtina Volley 19.00

E diel 
Vëllaznimi - Driza 19.00
ferizaj - Sknderbeu 18.00
Luboteni - Ulpiana në mesjavë
Dreica Golden Eagle Theranda nuk zhvillohet

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat