KV Shkëndija prezantoi tre përforcimet e reja

Volejboll

KV Shkëndija prezantoi tre përforcimet e reja

Nga: Shaban Sinani Më: 2 tetor 2021 Në ora: 17:06
KV Shkëndija prezantoi tre përforcimet e reja

Kampionati i ri i volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe ato të femrave pritet të fillon  në javën e dytë të tetorit, ndërsa ekipet  vazhdojnë përgatitjet e tyre për të realizuar objektivat e tyre.

Klubi I volejbollit  Shkëndija  në drejtimin e trajnerit Habil Ajeti  tani më një kohë të gjatë  ka  nisur  përgatitjet për kampionatin e ri  me  forcat vetanake  me volejbollist  me  përvojë  dhe  me  ato  të rinjtë  që pritet të jenë e ardhmja e klubit. 

Por  krahas  volejbollistëve vendor  ekipi ka sjell edhe tre emra të njohur  të këtij  sporti dhe atë dy volejbollist nga kampionati i Bosnja e Hercegovinës Bahrija  Zenoviq  dhe  Xhemil Jalashkoviq dhe një nga kampionati malazes Vuk Medenica. Të tre këta  volejbollist  kanë  firmos kontratë njëvjeçare.

Të kënaqur  që janë pjesë e ekipit  kuqezi   nga  Tetova  ata shprehen optimist  se  investimi tek ato  do t’ia  vlej  pasi  ekipi  me siguri  do të  sjellë  në hapësiart e  klubit  një nga  trofetë  qoftë titullin kampion apo do të fitojnë Kupën republikane.  

“Sigurisht  se për mua është në përvoje e madhe. Këtë vit do të  japim maksimumin që në hapësirat e klubit të sjellim qoftë një nga trofet e kampionatit vendor. E jona ëhtë që stërvitemi dhe të luftojmë. Ndërsa punët tjera do të vinë me kohë” deklaroi volejbollisti malazez Vuk Medenica.

Kampionati në ligën e pare të volejbollit në kategorinë e meshkujve do garojnë 11 ekipe   ndërsa në ato të femrave 8  ekipe  në ligën e pare 9 ekipe  në ligën e dytë, Shorti  për  kampionatin e ri  që do të fillon më 16 shtator do të hidhet  gjatë javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat