Ibrahimi: Naza ka këputur ligamentin, pritet te mungoj 6-7 muaj

Volejboll

Ibrahimi: Naza ka këputur ligamentin, pritet te mungoj 6-7 muaj

Nga: Kemajl Goca Më: 7 tetor 2021 Në ora: 12:18
Edon Ibrahimi: Naza ka këputur ligamentin, pritet te mungoj 6-7 muaj

Fer Volley debutoi me humbje në elitën e volejbollit të Kosovës. Ekipi nga Ferizaj pësoi humbje me rezultat 3:0 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen derbi që u zhvillua në sallën e Dardanës.

Fer Volley bie nga sistemi i lojës pas lëndimit të rëndë të volejbollistes Nazmie Ibrahimi, e cila ka këputur ligamentet e gjurit. 

Kjo ndikoi që të bie edhe morali te bashkëlojtaret e saja.  

Kryetrajneri i Fer Volley-t, Edon Ibrahimi, e pranon se Drita ka ekip shumë të mirë dhe e uron për fitore, ndërsa në anën tjetër thotë se volejbollistet e tija treguan angazhim dhe lojë të mirë. 

A nuk e pati ditën e vet Fer Volley, dhe në anën tjetër a ndikoi edhe lëndimi i Nazmie Ibrahimit?

 “Fer Volley e pati ditën e saj por sporti është i tillë dhe kur lojtarja kryesore lëndohet kjo padyshim është problematike, shto faktin se edhe dokumentacioni i lojtareve nga Kuba akoma nuk është kompletuar.

Besoj se ishte paraqitje shumë e mirë pasi ne u paraqitem me 2 lojtare nga 16 vjeç, si dhe një 15 – vjeçare, marr parasysh edhe kundërshtaren besoj se bëmë atë që ishte e mundshme”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Volejbollistja prej më të mirave në Kosovë, Nazmie Ibrahimi, pritet të mungojë një kohë të gjatë, që do të jetë një hendikep i madh për debutuesen!

“Naza pritet te mungoj 6-7 muaj por unë besoj se me karakterin që ka, do të kthehet në kohe rekord. Ajo ka këputur ligamentin qendror të gjurit si dhe miniskusi medial është i qarë”, tregon Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat