Kryendeshja Prishtina Volley - Ferizaj! Lajçi: Do të sulmojmë...

Volejboll

Kryendeshja Prishtina Volley - Ferizaj! Lajçi: Do të sulmojmë...

Nga: K.Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 12:37
Kryendeshja Prishtina Volley - Ferizaj! Lajçi: Do të sulmojmë...

Përballja më interesante do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtina Volley-t dhe Ferizajt, ndeshje e vlefshme e javës së dytë të elitës së volejbollit të Kosovës.

Prishtina kërkon fitoren e parë pas humbjes në taj-brek me rezultat 3:2 nga Peja vendase, ndërsa Ferizaj pas triumfit me 3:0 ndaj Skënderbeut, është para një sprove të madhe.

Volejbollisti me përvojë i Prishtina Volley-t, Skënder Lajçi, tha se janë favorit ndaj ferizajasve.

“Vërtet ndeshja në mes të KV Prishtina Volley-t dhe Ferizajt është një derbi i kësaj jave.
 

Në qoftë se do të na funksionoj elementi i bllokut, besoj se rrjedha e lojës sonë do të funksionoj më mirë si rrjedhojë synojmë edhe fitore”, thotë Lajçi për gazetën "Bota sot".

Volejbollisti tregon se nga cila pozitë mund të sulmojnë.

“Gjithashtu synojmë që edhe me shërbim te sulmojmë në pozita të caktuara, që konsideroj se në këtë pozitë jemi më favorit”, nënvizon Lajçi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat