Kur do t’i kthehet fushës së volejbollit?

Volejboll

Kur do t’i kthehet fushës së volejbollit?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2016 Në ora: 14:12
Vlora Hasani

Nuk i doli ashtu si e parashikoi! Volejbollistja Vlora Hasani nuk do të kthehet edhe për një kohë në fushë. Volejbollistja e mirënjohur ende nuk është e përgatitur si duhet dhe nuk do t’i ndihmojë Dritës nga Gjilani kundër ekipit nga Bullgaria, Maritza Plovdiv, në ndeshjen e vlefshme të rrethit të parë të Champions Leagues. “Nuk jam lënduar, por këmba ime nuk është ende e përgatitur sa duhet për vazhdimin në lojën e volejbollit dhe do të vazhdojë vetëm me fitnes”, tha Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ajo para një kohe kishte operuar gjurin e këmbës së majtë, por ende i shkakton probleme. “Pas një kohe të shkurt besoj se do të arrijë ta forcojë këmbën dhe do të vazhdoj me lojën aktive. Ai është qëllimi im por gjithmonë në radhë të parë kujdesi për këmbën që mos të vijmë deri të përsëritja e lëndimit”, tha Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat