Ganja rikthehet pas një periudhe në FVK

Volejboll

Ganja rikthehet pas një periudhe në FVK

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:25
Ganimete Gërbovci

Ish-volejbollistja e mirënjohur, Ganimete Gërbovci, është anëtari më i ri i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës. Burimet nga volejbolli bëjnë të ditur për gazetën kombëtare ”Bota sot” se Gërbovci, ndryshe ish reprezentuese e kombëtares së Kosovës, pas një periudhe përfshihet në bordin e FVK-ës, nga e cila presin që të japë një kontribut të madh sidomos në kohën kur janë ndërkombëtarizuar si sport. Për Gërbovcin nuk është e panjohur rikthimi pas një periudhe në bord, pasi që një kohë ka punuar në administratë kur kishte dhënë kontribut të pakontestueshme. Me gjithë përpjekjet tona që të marrim një prononcim të saj se cilat janë arsyet që u rikthye në bordin e FVK-së, kontakti ka qenë i pamundshëm!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat