Ilazi: E dimë çfarë kundërshtarë na presin në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Volejboll

Ilazi: E dimë çfarë kundërshtarë na presin në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 28 tetor 2016 Në ora: 18:59
Lorik Ilazi

Sfida të vështira e presin volejbollin. Në vitin e ardhshëm kombëtarja e Kosovës të meshkujt dhe të femrat, për herë të parë do të luajnë në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës (femrat), Lorik Ilazi, ka filluar të mendoj për të ndërtuar një ekip sa të denjë për t’u paraqitur sa më mirë. Kombëtarja jonë është në grup me Bullgarinë, Turqinë, Zvicrën, Rumaninë dhe Malin e Zi. Grupi është jashtëzakonisht i fortë, megjithatë Ilazi mendon se do ta ndërtojë një kombëtare sa më të fortë për të lënë gjurmë në kualifikimet që fillojnë me 30 maj – 4 qershor të vitit të ardhshëm. Ai në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon se sa janë të fortë kombëtaret me të cilat do të ballafaqohet dhe çfarë i duhet me tepër.

 “Bota sot”: Kosova është në grupin C me Bullgarinë, Turqinë, Rumaninë, Zvicrën dhe Malin e Zi. A mendoni se është grup tepër i fortë?

Lorik Ilazi: Së pari për ne është nder dhe kënaqësi që jemi pjesë e kualifikimeve për Botërorin – “Tokio 2018”, sepse për sportin e Kosovës në veçanti tani për volejbollin ka filluar të shkruhet historia ndërkombëtare dhe tani të jemi të barabartë me gjithë botën. Se a është i vështirë grupi dhe kundërshtarët këtu nuk do hamendje, këta kundërshtar janë shumë te fuqishëm dhe shumë profesional tani për ne, duke e bazuar në formulën e kualifikimeve, sepse njëri nga ekipet e grupit kualifikohet për botërorë nuk kemi edhe çka të diskutojmë shumë se çfarë kundërshtar na presin! Por për në sa është kënaqësi edhe nder është edhe përgjegjësi që po fillojmë një rrugë të re dhe këtë rrugë duhet ndërtojmë si është më së miri. Ekipet e grupit tonë janë ekipe me shumë trofe dhe të cilat shpenzojnë miliona në vjet për zhvillimin e tyre dhe gjithashtu kanë shpenzuar shumë mjete dhe kohë dhe kanë punuar qe shumë vite për të arritur këtu ku janë tani. Ne jemi një foshnje e posalindur që mendojmë në të ardhmen të zhvillohemi si është më së miri!

“Bota sot”: Cila kombëtare mendoni se është më e përshtatshme dhe mund ta mposhteni?

Lorik Ilazi: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat