Kajtazi: Qëndrojmë jashtëzakonisht keq!

Volejboll

Kajtazi: Qëndrojmë jashtëzakonisht keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:27
Xhavit Kajtazi

Edicioni i sivjetshëm në volejboll (meshkuj) është tejet interesant, sepse disa ekipe janë në valle për kreun e renditjes së klasifikimit. Luboteni nga Ferizaj udhëheq kreun e tabelës me 18 pikë, që përcillet nga Prishtina Volley me 12 pikë (ka një takim më pak), pasojnë Theranda (10), Drenica R&Rukolli (9), Peja (6), këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak. Në fakt, lufta për katër vendet e para pritet të jetë tepër interesante, për shkak se katërt të parët kualifikohen në garat e përfundimtares (play-off). Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, e pranon se nuk e kanë pritur këtë ecuri kaq të mirë dhe sipas tij janë tejkaluar edhe pritshmëritë deri më tash. Këto rezultate janë të befasishme edhe për vetë Kajtazin kur kihet parasysh se kushtet i kanë shumë të vështira dhe stërviten në periferitë të kryeqytetit. A mendoni se i keni tejkaluar parashikimet? “Jo vetëm se i kemi tejkaluar, por gjithë kjo mrekulli rezultatesh na ka zënë në befasi edhe neve. Mirëpo, ne kemi punuar, asgjë nuk ia kemi lënë rastit, për aq sa na janë dhënë mundësitë, qoftë gjatë procesit stërvitor, qoftë ndaj ndeshjeve kampionale. Sigurisht që pakkush e ka pritur që me këtë fond lojtarësh që kemi, pothuajse tërësisht të ri, të arrijmë këtë rendiment rezultatesh. 12 pikë janë një kapital i jashtëzakonshëm për Prishtina Volley-n, që japin të kuptohet, se megjithatë kemi vlera. Unë edhe më tutje vazhdoj të them se qëllimi ynë është sigurimi i mbetjes në ligë. Çdo rezultat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat