Gjilani organizon Kupën e Federatës

Volejboll

Gjilani organizon Kupën e Federatës

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 17:25
Pamje nga një ndeshje

Pas Kupës së Federatës në volejboll në konkurrencën e meshkujve, tani do të organizohet edhe ajo për femra.  Ky aktivitet kësaj here nuk do të mbahet në Prishtinë, por në palestrën e sportit në Gjilan. Në gjysmëfinale do të takohen, e enjte:  Skenderaj-Kastrioti (17) dhe Drita-Prishtina Volley (19.00). “Të enjten (me 24 nëntor) dhe të premten, dy ditë radhazi spektakël i volejbollit mes katër ekipeve më të mira në Kosovë”, bëhet e ditur nga klubi gjilanas, Drita. Ndeshjet gjysmëfinale priten të jenë me rivalitet të madh dhe në një farë forme Drita e Skenderaj hiqen si favorite. Finalja luhet të premten në orën 16.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat