Trofeu i Federatës në duart e Dritës

Volejboll

Trofeu i Federatës në duart e Dritës

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:01
KV Dritës

Skuadra e Dritës nga Gjilani në volejboll në konkurrencën e femrave ka arritur të fitoi Kupën e Federatës, pasi në finale ka mposhtur skuadrën ferizajasve Kastrioti 3:0. Në këtë ndeshje dominuan vashat nga Gjilani, që për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren në këtë takim. Drita ishte superiore ndaj Kastriotit duke arritur ta mbroj trofeun e fituar një vit më parë duke qenë e pa konkurrencë. Të kujtojmë që në gjysmëfinale Drita kishte mposhtur Prishtinën me rezultat 3:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat