Hajdaraj frustrohet në kufi me Bosnjën: Ende ka Jugosllavi

Volejboll

Hajdaraj frustrohet në kufi me Bosnjën: Ende ka Jugosllavi

Nga: Kemajl Goca Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 11:38
Ekipi i Pejës

Volejbollisti i Pejës, Bardhyl Hajdaraj, është tepër i inatosur dhe i revoltuar me atë çfarë i ndodhi rrugës për t’u futur në Bosnje, në Brçko, për të zhvilluar ndeshjen evropiane, shkruan gazeta kombëtare ‘Bota sot’.  Aty pengohen, nuk lejohen të futen me targat e Republikës së Kosovës. Ky është turpi përtej turpi, skandal përtej skandali. “Evropa dhe bota duhet të jetë e pamëshirshme me Republika Srbska (Bosnja & Hercegovina). Ende ka Jugosllavi. 15 orë rrugë, gjithë mundi ekipor dhe në fund thanë: nuk lejoheni te futeni me tabela KS. E ndërtuan planin sa hap e mbyll sytë me shpresën fitore 3:0”, shkruan mes të tjera Hajdaraj në profilin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat