Kajtazi: Volejbollit i duhen që flasin dhe shkruajnë të paktën gjuhën angleze

Volejboll

Kajtazi: Volejbollit i duhen që flasin dhe shkruajnë të paktën gjuhën angleze

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2017 Në ora: 10:56
Xhavit Kajtazi

Trajneri i klubit të volejbollit Prishtina Volley (meshkujt), Xhavit Kajtazi, ka një porosi konkrete për ata që merren ekskluzivisht me volejboll. “Volejbolli i Kosovës pa (me) kryetar! Po besoj shumë se volejbolli i Kosovës ndodhet në udhëkryq! Po, sepse njohësit e rregullave te zgjedhjeve (Zyra Ligjore) e shpallen të parregullt zgjedhjen e kryetarit Abedin Ibrahimi, në Kuvendin e vitit që shkoi. Volejbolli i Kosovës doli në vitin 2017 pa kryetar! Kur do ta ketë në të vërtetë?

Volejbollit i duhen personalitete, që do ta ringjallnin këtë federatë; që i japin dhe nuk i marrin volejbollit asnjë të mirë, çfarëdoqoftë ajo... Që flasin dhe shkruajnë të paktën gjuhën angleze, nëse shtrohet si domosdo... Ata do të konkurrojnë me një kusht: nëse trajnerët nuk do të jenë delegatë të Kuvendit!

Nuk shkon fare që trajnerët ta zgjedhin trajnerin kryetar të federatës, apo jo?!”, shkruan Kajtazi në profilin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat