Gërbovci ngritë zërin: Duhet dhënë hapësirë më shumë femrave, të paguhen më mirë

Volejboll

Gërbovci ngritë zërin: Duhet dhënë hapësirë më shumë femrave, të paguhen më mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2017 Në ora: 12:37
Ganimete Gërbovci

Ish-volejbollistja e kombëtares së Kosovës, Ganimete Gërbovci, tha se cilësia dhe shikueshmëria ka qenë më e mirë në vitet e para luftës. “Realisht, cilësia ka qenë më e mirë para luftës. Sepse kemi pasur një rivalitet të madh mes ekipeve dhe lojtare më kualitative. Nuk mendoj se edhe tash është keq, por nuk e kanë atë përsosmërinë e periudhës së pas luftës, sepse për të zënë një vend në gjashtëshen e parë u deshtë goxha fortë të djersitesh. E respektoj edhe këtë gjeneratë, por që duhen shumë të punojnë për të ecur në cilësi, sepse iu mungon lideri në ekip në derbi të ashtuquajtur të mëdha tek ne. Duhet të jenë më të lëvizshme dhe më të shkathtë në çdo repart të lojës dhe ekipi duhet të ketë një lider”, tha ajo.

Çfarë i mungon aktualisht volejbollit, njerëz profesionistë apo kushtet? “Nuk do shumë filozofi se çfarë i mungon sportit skofiar. Në radhë të parë i mungojnë sponsorët. Sepse kur i kanë kushtet klubet, atëherë më lehtë frymojnë dhe arrijnë edhe të përforcohen me lojtare te kualitetit më të lartë nga shtetet e rajonit, dhe jo shkel e shko. Tash e kanë më mirë, sepse kampionia e fituesja e Kupës së Kosovës përfaqësohen në garat evropiane, por cilësia e ekipeve tona le për të dëshiruar dhe u pa edhe në rrafshin ndërkombëtar. A kemi njerëz profesionistë? Normalisht se kemi, por duhet dhënë hapësirën dhe duhet edhe t’i paguajmë. Tash për tash nuk janë të angazhuar njerëzit e duhur në disa klube, madje gjinisë femërore nuk jepet aq shumë hapësirë të punojnë si trajnere. 

Fundja, është çështje e klubeve, jo e imja”, ka thënë Gërbovci, duke folur edhe për shikueshmërinë. “Është e vërtet se Drita në ndeshjet vendimtare, në derbi ka shikueshmëri që e lakmojnë ekipet tjera. Por është vetëm një Dritë! Shikueshmëria është shumë e vogël në krahasim para luftës, sepse kemi pasur shikueshmëri më të madhe atë periudhë, që besa kishim edhe më shumë inate sportive mes klubeve. Më kujtohet mirë kur nga KV Gjinoci nga Theranda, vinin në mënyrë të organizuar, shikuesit me daulle, tash është një kohë ndryshe. Shikuesi mjerisht na ka ikë, për fajin tonë, se mungon cilësia. Sporti është artë, do dashuri në lojë dhe jo të shkohet me zor në fushë”, thotë Gërbovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat