Serbia shqetësohet nga Kosova

Volejboll

Serbia shqetësohet nga Kosova

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:27
Abedin Ibrahimi e Blerim Gërguri

Federata e Volejbollit e Kosovës është pranuar edhe në Federatën Ballkanike të Volejbollit dhe kjo e ka shqetësuar e bërë me dhimbje koke Serbinë, sepse kjo e fundit ka kërcënuar se nuk do të garojnë me Kosovën në nivel ballkanik. “Federata e Volejbollit e Kosovës, është pranuar edhe zyrtarisht në Federatën Ballkanike të Volejbollit (BVA). Në asamblenë e përgjithshme të mbajtur në Sarajevë, FVK është pranuar me automatizëm nga asociacioni ballkanik i volejbollit, duke qenë anëtarja e 11-të e tij. Kundërshtimi i vetëm ka qenë nga Serbia, që nuk është marrë në konsideratë dhe asambleja ka votuar me automatizëm pro çështjes së Kosovës. Pas anëtarësimit në FIVB dhe CEV, tashmë inkuadrimi edhe në BVA mbyll procesin e pranimit të FVK-së në arenën ndërkombëtare”, bëhet e ditur nga FVK. Abedin Ibrahimi, kryetar dhe Blerim Gërguri nënkryetar ishin pjesë e këtij asociacioni ballkanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat