Lajçi akuzon rëndë: Për hatër të shoqërisë së vjetër, ia votojnë fëmijët e tyre

Volejboll

Lajçi akuzon rëndë: Për hatër të shoqërisë së vjetër, ia votojnë fëmijët e tyre

Nga: K.Goca Më: 30 janar 2017 Në ora: 15:39
Skënder Lajçi

Kur shpallen më të mirë dikujt i hyjnë në hak e dikujt ia japin atë që e meriton, por ka edhe të atillë që nuk e meritojnë, por ato janë vlerësime sipas Komisioneve që përzgjedhin ato. Sportistët e klubet gjithmonë gjejnë një derë të ankohen dhe të akuzojnë rëndë e më rëndë. Volejbollisti Skënder Lajçi është shumë i dëshpëruar sepse sipas tij i është e bërë e padrejtën. Ai në një postim ka kritikuar hapur. “Nuk munda pa e shpreh zhgënjimin për shpalljen e sportistit nga FVK-ja për vitin 2016. Shpresova ne ndryshime këtë vit por ende paskan mbetur individ që për hatër të shoqërisë së vjetër, ia votojnë fëmijët e tyre, duke na hyrë në hak disa lojtarëve. Për mua Viti 2016 ishte përplot me suksese si në arenën kombëtare edhe atë ndërkombëtare.

Me lejoni me modesti t'ju paraqes disa suksese për hir të realitetit.

Fillimisht duke përfaqësuar Kosovën me suksese në beachvolley në gara ballkanike, në Bursa te Turqisë dhe në ishullin Kreta të Greqisë, për herë të parë zyrtarisht, në konkurrencë më shumë shtete ballkanike.

Pastaj me klubin kampion KV Peja në ligën e më të fortë: Ligën e Kampioneve (CEV) kundër kampionit të Zvicrës "Amriswill" duke u shquar me paraqitje individuale në shumë nga këto ndeshje dhe atë me kryesorja në pozitën time si pranues, faktet flasin vetë.

Pastaj në CEV-CUP, kundër ekipit "Ok Mladost Bercko" nga Bosnja duke triumfuar por që na eliminuan politikisht.

Si dhe fitues të kupës së FVK-së, për vitin 2016.

Prandaj me gjitha këto suksese kolektive e personale, disa individ kompetent për shpalljen e laureatëve të vitit /16 pranë FVK-së, nuk hezituan ti mbyllin sytë dhe në pozitën time si pranuese në shpalljen e 7-së më të mirë të vitit ta vendosin një lojtarë i cili suksesin tim e ka përcjellur vetëm live nga Tv. Besoj që ka pasur mjaft mundësi të mësoj diçka nga këto ndeshje ku deri me tani nga viti 2015 jam paraqitur në 7 ndeshje ndërkombëtare në të gjitha ndeshjet e mundshmet zyrtare qe ka pasur mundesi volejbolli kosovar deri me tani. Katër ndeshje me KV Drenicën si kampione e Kosovës. Tri ndeshje me KV Peja po ashtu kampione e Kosovës.

Sot mua me mungon një letër me mbishkrimin 7-ja më e mirë e vitit.

Por ty i mjerë që u zgjodhe në vendin tim që e zbukurove karrierën në kurriz të prindit e shokëve të tij duke të shpërblyer shumë herë pa meritë, të mungon ndjenja dhe përjetimi i vërtetë e profesional që të dhuron loja e volejbollit në përgjithësi dhe atë në kompeticionet ndërkombëtare. Nuk po e kërkoj lavdinë thjeshtë po e paraqes drejtësinë. Prandaj me këto veprime nuk mund ta zbehni sakrificën, përkushtimin dhe dashurin që kam dhe ndiej ndaj volejbollit. Do të vazhdojë edhe më fuqishëm dhe me bindshëm duke shijuar të gjitha të mirat që me dhuron volejbolli në mejdanin e vërtetë, në parkete e jo në tavolinë”, shkruan Skënder Lajçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat