Prishtina ka paraqitur fakte për falsifikime e dallavere, ja emrat

Volejboll

Prishtina ka paraqitur fakte për falsifikime e dallavere, ja emrat

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2017 Në ora: 11:24
Fotokopja e licencës për lojtaren Adelajda Prenga-Ilazi e lëshuar nga Vis FIVB si lojtare e Shqipërisë

Klubi i volejbollit Prishtina nuk e ka ndërmend të hesht, por janë të vendosur që kësaj pune t’i shkojnë deri në instancat me të larta evropiane. “Reagimi  dhe ankesa  e klubit , drejtuar FVK-ës dhe Institucioneve më të larta sportive në vend, nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe sidomos ka hasur në veshë të shurdhër, të Kryetarit dhe Bordit të FVK-ës (me  deklaratën e tij: “ne bajmë çka të dojmë dhe s’ka  kush çka na banë”). Kjo papërgjegjësi e tyre, paprecedent në analet e volejbollit të Kosovës, na ka detyruar të kërkojmë drejtësi nga Institucionet Ndërkombëtare të volejbolli.

Kryesia e KV Prishtina-F,   paralajmëron   të gjitha  klubet e  volejbollit se është gati të procedon ankesën në Institucionet Ndërkombëtare  FIVB, CEV dhe BVA , për shkeljet  e akteve normative te FIVB, CEV,  BVA dhe FVK-ës  nga Kryetari i Federatës. Përmes kësaj shkrese Klubi i Volejbollit Prishtina-femrat, shpreh shqetësimin lidhur me një sërë shkeljesh të cilat janë bërë nga Kryetari i Federatës Nacionale të Kosovës z. Abedin Ibrahimi”, thuhet nga KV Prishtina-F. “Kryesia e klubit ka bërë ankesë me shkrim në Federatën Nacionale me datë 30.03.2017 me nr. Protokolli 18/17 në lidhje me këto shkelje, por që asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Andaj, duke e parë që ankesa jonë nuk është marrë në konsideratë fare nga kreu i Federatës, atëherë ju jemi drejtuar juve për shqetësimet dhe faktet të cilat i kemi siguruar për të argumentuar ankesën tonë.  

Prandaj, kërkojmë nga ju sqarime për:

Statusin e lojtares Vildane  Jashari në FIVB, CEV

Statusin e lojtares Adelajda Prenga-Ilazi, në FIVB dhe CEV

Statusin e lojtares Nazmije Ibrahimi, në FIVB dhe CEV

Statusin e lojtares Rukije Mujaj, në FIVB dhe CEV.

Analizimi i ndeshjes ndërmjet KV Skenderaj dhe KV Vasas Obuda Budapest.

Arsyetim 1: Transferet jashtëligjshëm nga Federata e Origjinës në Federatë të re

1.Në kundërshtim të Rregullores së Brendshme ( neni 4.9) ekipi i KV Kastrioti-femrat e ka aktivizuar lojtaren Vildane  Jasharin kampionatin e Kosovës (Superligës) dhe garat e CEV-it, pa bërë tërheqjen e licencës nga Vis FIVB dhe pa paguar taksën e transferit, lojtarja në fjalë është e regjistruar në Federatën e Shqipërisë dhe transferi i është lejuar për ndërrim të Federatës së Origjinës(nga ajo e Shqipërisë në atë të Kosovës) me datë 04/05/2017 nga Komiteti Ekzekutiv i FIVB.

2. Po ashtu, KV Drita e ka aktivizuar lojtaren Adelajda Prenga- Ilazi , në Kampionatin e Kosovës dhe garat e CEV-it, (si lojtare vendore ) pasi që e njejta  figuron  në Vis FIVB si lojtare e Shqipërisë. E njëjta është aktivizuar pa bërë tërhjekjen e licencës nga Federata e Origjinës së Shqipërisë. Gjithashtu nuk është paguar taksa për transfer sipas rregullores në FIVB dhe CEV.

Arsyetim 2: Aktivizimi i lojtareve jashtë ligjshëm vetëm për ndeshjet ndërkombëtare

1.     Në ndeshjen e garave të CEV (Challenge Cup) KV Skenderaj - KV  Vasas Obuda Budapest, me insistimin dhe dijenin e Kryetarit të FVK-ës, z. Abedin Ibrahimi lojtarja Vildane Jashari është paraqitur në emër të  lojtarës tjetër (Ardiana Krasniqi) me numër 3 në fanellë për ekipin e KV Skenderaj nga Skenderaj, e gjitha kjo ka ndodhë në prezencën e “supervajzerit”(nga Kosova) të deleguar nga CEV-i dhe anëtarëve të Bordit të FVK-së.

2.     Lojtarja Nazmije Ibrahimi e cila është e regjistruar në KV Kastrioti nga Ferizaj është paraqitur në garat e CEV-it për ekipin e KV Skenderaj (vetëm për ndeshjen e lartpërmendur) dhe ka vazhduar të luaj gjatë kampionatit prapë për KV Kastrioti, e gjitha kjo është në kundërshtim me rregulloret e FIVB dhe CEV.

3.     Lojtarja Rukije Mujaj, e cila është e regjistruar në KV Drenasi nga Drenasi është paraqitur në garat e CEV-it për KV Skenderaj (vetëm për ndeshjrn e lartpërmendur) dhe e njëjta ka vazhduar të luaj gjatë Kampionatit të Kosovës për KV Drenasi lëvizje e bërë vetëm për këtë ndeshje ndërkombëtare, I njëjta shkelje që është në kundërshtim me Rregulloret e lartë cekura.

Paraqitja e lojtareve në fjalë në garat e CEV-it dhe në Kampionatin e Kosovës, konsiderojmë se janë në kundërshtim me rregulloret e FIVB-s dhe CEV-it dhe si pasojë e kësaj është çrregulluar zhvillimi i garave në Superligën e Kosovës.

Kryetarit të FVK-së , z. Abedin Ibrahimit paraprakisht i është tërhequr vërejtja se paraqitja e këtyre lojtareve në këtë formë nuk është bërë konform rregullores së brendshme të FVK-së dhe rregulloreve të FIVB-së dhe CEV-it.

Prandaj, konsiderojmë se këto shkelje të cilat janë bërë nga vetë Kryetari i Federatës Nacionale të Kosovës janë duke degraduar në masë të madhe Volejbollin e Kosovës.

Kërkojmë nga organet e FIVB dhe CEV-it, të marrin parasysh ankesën e klubit e cila mbështetet në fakte të cilat i keni në dispozitiv të kësaj ankese dhe në dokumentacionin e CEV (video e ndeshjes në fjalë në Youtube).

Dispozita përmban:

a) Fotokopja e licencës për lojtare Vildane Jashari, nga Vis FIVB;

b)Lista e lojtareve të KV Skenderaj të paraqitura në ndeshjen 

 KV. Skenderaj - Vasas Oduga Budapest, ku emri i lojtares Vildane Jasharit nuk figuron fare;

c) Fotografia e paraqitjes së lojtares me nr.3 në fanellë Vildane Jashari në vend të lojtares Ardiana Krasniqi;

d) Licenca e lëshuar nga FVK në emër të lojtares Ardiana Krasniqi;

e) Fotokopja e licencës për lojtaren Adelajda Prenga-Ilazi e lëshuar nga Vis FIVB si lojtare e Shqipërisë;

f) Fotokopja e ankesës së Klubit tonë të protokolluar në zyrën e FVK-s, me dt. 30.03.2017.

 Licenca e lojtares Ardiana Krasniqi, lëshuar nga FVK si lojtare e KV Skenderaj në vend të cilës është aktivizuar lojtarja Vildane Jashari në ndeshjen e Challenge Cup. F5. Licenca e lojtares Adelajda Prenga-Ilazi e lëshuar nga Vis FIVB. F6. Shkresa e dorëzuar nëzyrën e FVK-s , nr.protokollit  18/17 të datës 30.03.2017”, thuhet në letrën e kryesisë së KV Prishtina- Femrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat