Shqipëria një hap pranë kualifikimit

Volejboll

Shqipëria një hap pranë kualifikimit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 01:18
Voleyboll

Shqipëria është dhe një hap më pranë kualifikimit në fazën finale të Euro Ligës pas fitores që arriti me Azerbjaxhanin në Tiranë ku triumfoi me rezultat të pastër 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Melka mbi parket bëri një lojë shumë të mirë, ku mbi të gjitha spikati organizimi i mirë dhe nuk hasi kurrfarë problemi përballë Azerbajxhanit që e mposhti për të dytën herë brenda pak ditëve.

Anton Qafarena dhe Gazmend Husaj ishin ndër më të mirët për kombëtaren e volejbollit që u tregua mbizotëruese në lojë që në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultatin 25-15 pas vetëm 28 minutash lojë.Në setin e dytë Azerbjaxhani u përpoq të bënte rezistencë por në fund gjithsesi Shqipëria arriti të fitojë 25-21.

Më i thjeshtë seti i tretë, që zgjati vetëm 27 minuta me Shqipërinë që fitoi 25-19 dhe krejt takimin 3-0 me sete. Me këtë fitore kuqezinjtë blinduan vendin e dytë në grup, pas dy fitoreve që morën dhe në Maqedoni dhe tani i nevojitet vetëm 1 fitore në ndeshje për të kaluar në raundin final. Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta ketë këtë të shtunë me Suedinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat