Ka përfunduar festivali i Beach Volley

Volejboll

Ka përfunduar festivali i Beach Volley

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:46
Ka përfunduar festivali i Beach Volley

Ka përfunduar festivali i Beach Volley për fëmijë, projekt i përbashkët i Konfederatës Evropiane të Volejbollit CEV dhe FVK-së. 
Festivali është mbajtur në Holiday Resort nga ora 10:00-13:00. Hapjen e Festivalit e bëri Kryetari i FVK-së z.Abedin Ibrahimi i cili përshëndeti të gjithë fëmijët dhe trajnerët pjesëmarrës duke ju deshiruar të kalojn një ditë të bukur me aktivitete të beach volley. Më pas Anëtarët e Komisionit për Zhvillim pranë FVK-së, në bashkëpunim me trajnerët e ekipeve organizuan disa ushtrime për fëmijët dhe me pas u organizuan gara të ndryshme për pjesëmarrësit. 
Duhet theksuar se në këtë festival ishin pjesëmarrës mbi 160 fëmijë dhe 10 trajnerë nga klube të ndryshme të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat