Askush s’e bën hesap Prishtina F., as që duan ta njohin!

Volejboll

Askush s’e bën hesap Prishtina F., as që duan ta njohin!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 gusht 2018 Në ora: 16:51
Askush s’e bën hesap Prishtina F. as që duan ta njohin!

Ka kohë deri në fillimin e edicionin e ri të elitës së volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e femrave. Sipas njohësve, tri-katër skuadra mund të jenë në garë për titull, si Skenderaj, Drita nga Gjilani, Kastrioti i Ferizajt dhe Prishtina Volley.

Por edhe klubet e lartpërmendura, shumica prej tyre nuk e bëjnë hesap Prishtina F. në luftë për katër vendet e para madje as që duan ta njohin si rivale, sepse nuk e konsiderojnë si të denjë që të luftojë përballë tyre.

 Gjithçka do të shihet gjatë garave, por ç’ është e vërteta presidenten e klubit Prishtina F. Halime Fetahu, do ta presë supersprovë në përforcimin e ekipit, ndryshe sipas njohësve, me këtë potencial që ka lehtë mund të bie nga liga ose nuk mund të arrijë më shumë se një fitore në tërësi të kampionatit! Prishtina F. është rikthyer në elitë, por sipas drejtuesve të saj, shumëkujt do t’i dardhë me bisht!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat