Shqipëria humbet sfidën e parë të eliminatoreve ndaj Portugalisë

Volejboll

Shqipëria humbet sfidën e parë të eliminatoreve ndaj Portugalisë

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 10:46
Shqipëria humbet sfidën e parë të eliminatoreve ndaj Portugalisë

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur 3-0 nga Portugalia, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të eliminatoreve të Kampionatit Europian, sfidë e luajtur në Setubal. Edhe pse kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka bënë një paraqitje të mirë në fushë në shumicën e kohës, duke rivalizuar e tentuar fitoren, fitorja mbeti një tabu. Shqipëria, në dy setet e para, ishte gjithnjë në lojë, duke rivalizuar pikë më pikë me portugezët, por gabonte në momentet e fundit. Ndërsa seti i tretë ishte një formalitet për vendasit, që përfituan nga një përgjumje e kuqezinjve për të fituar me lehtësu 25-15.

Në dy setet e para, Shqipëria luan mirë dhe tregon një lojë me nivel, duke iu afruar fitores, por mungon përqendrimi në pikët e fundit dhe vendasit fitojnë 25-21 e 25-20, duke e patur me të lehtë fitoren e setit të tretë dhe krejt ndeshjes. Gjithsesi, një kombëtare e re dhe me perspektivë, që ka ende mundësi të përmirësohet në ndeshjet e radhës. Ditën e diel (19 gusht), Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të dytë në këto eliminartore, teksa në Tiuranë do të mbërrijë kombëtarja e Austrisë, ndërkohë që skuadra e katërt në grup është Kroacia (do të luajë pas një jave).

Portugali – Shqipëri, 3-0 (25-21, 25-20, 25-15)

PORTUGALIA: Da Silva, Belo, Cveticanin, M.Ferreira, A.Ferreira, Alvar, Monteiro, Simoes, P.Martins, L.Martins, Sequeira, Tavares, Gomes, Fidalgo. Trajner: Hugo Silva

SHQIPËRIA: Kola, Gjoklaj, Koçi, Arapi, Husaj, Bakiri, Kula, A.Qafarena, Baruti, Deliu. Trajner: Jani Melka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat