Jashari: Infrastruktura është problemi kyç

Volejboll

Jashari: Infrastruktura është problemi kyç

Nga: Kemajl Goca Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:05
Jashari në mes

Ka vite që nuk ka pasur aktivitete të njëpasnjëshme në sportin e volejbollit në përgjithësi. Një verë e bereqetshme qoftë me aktivitete vendore qoftë me ato ndërkombëtare sidomos me sportin e volejbollit në rërë (beachvoley).

Vildane Jashari, prej lojtareve më me përvojë në vendin tonë, është mjeshtre edhe e sportit të beachvolleyt. Ndryshe është edhe kryetrajnere e KV Kastriotit (femrat), fituese e Kupës së Kosovës, e cila ka bërë një përformancë të shkëlqyeshme në garat e beachvolleyt. “Këtë vikend do të zhvillohet edhe kampionati për grup-moshën U-22, ku presim të jemi në podium si ekip”, tha Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Jashari shprehet se volejbolli është në rrugë të mirë: “Duke pas parasysh hovin e zhvillimit të volejbollit në të gjitha kategoritë e grup-moshave që po bën FVK me ekipet,  edhe beachvolejy po ndjek rrugën e zhvillimit sa më të mirë”. Volejbollistja më përvojë të madhe tha se rezultatet e beachvolleyt janë impresinuese. “Rezultatet e treguara në garat jashtë vendit dhe në Kosovë janë një garancë se ja vlen të punojmë në beachvolleyt, ku rezultatet janë më të prekshme për një kohë më të afërt”, theksoi ai.

Image

Si shumë sportdashës edhe Jashari e ka hallin më të madh te infrastruktura sportive. “Infrastruktura është problemi kyç për të gjitha ekipet e Kosovës, duke pasur parasysh që në Kosovë nuk ka asnjë fushë në prona publike, edhe ato pak fusha që kemi janë në prona private dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderojmë për bashkëpunimin dhe mundësinë për realizimin e ushtrimeve dhe organizimin e turneve.

Rezultatet e arritura në këto kushte, shpresoj së FVK dhe ministria e sportit do t’i shtyjmë të na ndihmojë në përgatitjen e infrastrukturës e cila do të hapte një kapitull të ri drejt sukseseve në sportin e beachvolleyt. Të gjitha këto që i thash i mbështes në rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik U-20, ku dy dyshet e KV Kastrioti që përfaqësuan Kosovën, arritën të fitojnë dy medalje ballkanike, ishte kënaqësi që për herë të parë Kosovës i sjellim medaljen e artë. Po ashtu edhe rezultatet në Kampionatin e Kosovës ishin mjaft të kënaqshme, ku kampione ballkanike janë Valmira Ramadani dhe Rinesa Hasani”, tha Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat